Politike

“Shumica e Këshillave Bashkiakë do jenë të opozitës”/ Takimi me Berishën, Meta: Kandidatët e Primareve të mrekullueshëm

Meta u shpreh optimist sa i takon rezultateve në 14 maj për Këshillat bashkiakë, duke shtuar se ato do të jenë shumica e opozitës

10 Mars 2023, 12:17 Nga a,b

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pak pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Sali Berisha deklaroi se opozita është e bashkuar për ndryshim në zgjedhjet e 14 majit. Ai u shpreh optimist sa i takon rezultateve në 14 maj për Këshillat bashkiakë, duke shtuar se ato do të jenë shumica e opozitës.

“Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim! Kandidatet e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. E kam thënë dhe më parë, nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë kandidatë dhe të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e Këshillave Bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll