Politike

Një ditë pas vendimit të KQZ-së! Meta takim 40 minuta me Berishën, kreu i PL: Kandidatët e Primareve janë edhe tanët!

Pritet të mësohet se cila do të jetë lëvizja e Berishës për të hyrë në zgjedhjet lokale.

10 Mars 2023, 11:21 Nga A.B
Një ditë pas vendimit të KQZ-së!  Meta takim 40 minuta me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Takimi vjen një ditë pasi Komsioni Qendror i Zgjedhjeve  i la afat grupit të Enekeljd Alibeajt 48 orë për plotësimin e dokumentacionit, duke njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Takimi zgjati rreth 40 minuta, ndërsa mësohet se është diskutuar mbi aksionin opozitar si edhe daljen e kandidatëve të Sali Berishës në zgjedhjet vendore. Pas takimit me Metën, vetë Berisha konfirmoi që kandidatët e primareve do të futen në zgjedhje përmes një koalicioni me Ilir Metën, duke mbyllur çdo derë bashkëpunimi të mundshme me Enkelejd Alibeajn. Edhe pse ky i fundit, i ka shtritë dorën kandidatëve të Primareve që të garojnë me siglën e PD-së, për zgjedhjet lokale. 

Teksa doli nga selia blu, Meta tha se kandidatët e primareve janë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë. 

“Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim! Kandidatet e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. E kam thënë dhe më parë, nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë kandidatë dhe të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e Këshillave Bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar,”- tha Ilir Meta. Por nuk pranoi që t’i përgjigjej pyetjes së pse Partia e Lirisë nuk pranon asnjë emër nga Berisha në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiakë, por shtoi se vëmendja duhet të jetë kundër "monizmit":Të zhvendosim monizimin nga pushteti vendor dhe një herë e përgjitjmonë të kthejmë lolpgaridhënien. Të gjtihë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, nga Tropoja në Sarandë janë kandidatë edhe të Partitë së Lirisë.

Një ditë pas vendimit të KQZ-së!  Meta takim 40 minuta me
Gazment Bardhi

Pas tij në selinë e Partisë Demokratike shkoi edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. Por nuk dihen qëllimet e vizitës së tij në Tiranë, në ambientet e selisë blu. 

Takimi i sotëm vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit që KQZ caktoi për dorëzimin e dokumentit të domosdoshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, KQZ njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, por pretendoi se dokumentacioni nuk ishte i plotë, duke i dhënë 24 orë kohë që të depozitonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll