Aktualitet

Vidhte pjesë automjetesh dhe i shiste, arrestohet 29-vjeçari i dënuar më parë në Elbasan

29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

5 Mars 2023, 10:41 Nga A.B
Vidhte pjesë automjetesh dhe i shiste, arrestohet 29-vjeçari i
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste. Sipas policisë rezulton se i riu me iniciale E.B. është dënuar më parë për po të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan

Sondazh

Poll