Aktualitet

“I dënuar për masakrën e Peshkëpisë”, Fredi Beleri padit për shpifje Ballën, kërkon dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh

Beleri tha se ka kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh të reja.

5 Mars 2023, 09:58 Nga A.B
“I dënuar për masakrën e Peshkëpisë”, Fredi
Fredi Beleri

TIRANË- Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri, ka ngritur padi ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit në një deklaratë për mediat, teksa foli për kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Himarës tha se është i turpshëm kandidimi i një personi të dënuar për masakrën e Peshkëpisë.

Beleri reagoi duke thënë se gjykata e Krimeve të Rënda e kishte shpallur atë të pafajshëm për masakrën e Peshkqpisë dhe shtoi se do të padiste Ballën për shpifje. Së fundmi pasi depozitoi padinë në gjykatë, Beleri tha se ka kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh të reja.

“Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar  dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t'ia dhuroj të gjithë shumën "Shtëpisë së Foshnjës Vlorë"- deklaron Beleri.

“I dënuar për masakrën e Peshkëpisë”, Fredi

alfred beleri taulant balla

Sondazh

Poll