Aktualitet

Moti sërish “kthesë”, qarku i Korçës zbardhet nga dëbora, ulen ndjeshëm temperaturat

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, kryesisht në zonën e Dardhës.

5 Mars 2023, 09:01 Nga A.B
Moti sërish “kthesë”, qarku i Korçës zbardhet
Reshje

KORÇË- Qarku i Korçës është zbardhur këtë mëngjes nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Temperaturat kanë shkuar në vlerat -1 gradë deri +1 gradë.

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, kryesisht në zonën e Dardhës. Ndërkohë, në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk janë raportuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

korce debore

Sondazh

Poll