Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, përplasen tre automjete, një i plagosur

Njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.

5 Mars 2023, 08:08 Nga A.B
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, përplasen tre automjete,
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në orën 06:40 në aksin e rrugës kombëtare 'Elbasan-Librazhd'. Tre automjete u përfshinë në një aksident dhe u dëmtuan pjesërisht. Për pasojë një person i cili ishte drejtues i njërit prej këtyre automjeteve ka mbetur i plagosur. Njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim i gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre automjeteve.

aksident ne elbasan aksident

Sondazh

Poll