Aktualitet

ME VIDEO- Drekë informale në Kryeministri, kush i shkoi Ramës në zyrë? Biznesmeni italian elozhe: Është i madh, po modernizon tërësisht Shqipërinë

Më shumë detaje, ka dhënë gazetari Klodian Tomorri. Ai shkruan qe mund të 'gatuhet' ndonjë investim, por i vë theksin se në zyrë me kryeministrin Edi Rama, nuk ka asnjë tjetër, edhe pse nuk respektohet Kodi i Etikës.

4 Mars 2023, 23:00 Nga k.m.
ME VIDEO- Drekë informale në Kryeministri, kush i shkoi Ramës
Foto ilustruese

TIRANË- Një drekë (ndoshta) e pazakontë, padyshim joformale ka ndodhur në kryeqytetin tonë, në Tiranë. Çfarë ndodhi sot? Të shtunë 4 mars, në Tiranë mes Flavio Briatore dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Këtë e tregon vetë sipërmarrësi në Instagram Stories.

“Jemi në Shqipëri, jemi mysafirë të Kryeministrit. Kjo është “Casa Italia”. Aty është edhe flamuri ynë, dhe ja kryeministri që po modernizon tërësisht Shqipërinë, do të bëhet një vend i madh, një kryeministër i madh,”-tha Briatore përpara se të tregojë dhomën ku do të mblidhen së shpejti darkuesit.

Më shumë detaje, ka dhënë gazetari Klodian Tomorri. Ai shkruan qe mund të 'gatuhet' ndonjë investim, por i vë theksin se në zyrë me kryeministrin Edi Rama, nuk ka asnjë tjetër, edhe pse nuk respektohet Kodi i Etikës.

 

"Agim Zeqo paska cuar Flavio Briatoren tek kryeministri. Paskan ngrene dhe dreke informale aty ne Kryeministri. Un grade presidente, qe po e ben Shqiperine nje vend te madh- thoshte Briatorja. Enrico Mentana shkruan qe Briatore punta sull’Albania. Rrezik do hapka ndonje resort Billionaire edhe ketu, ndoshta andej nga Jugu. Nuk eshte keq kjo. Por ishallah nuk e ka si ajo formula e porteve ne Durres dhe Vlore edhe ky. Ah. Ai Kodi i Etikes si e ka? Zyrtari i qeverise e ka te ndaluar te takohet me biznesmene pa pranine e dy nepunesve publike. Apo eshte vetem per ministrat ai? Nuk vlen per kryeministrin?,"-shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË:

agim zeqo edi rama flavio briatore

Sondazh

Poll