Aktualitet

Policia në aksion/ Kontrolle blic në disa zona dhe lokale në Devoll, raportohet për të shoqëruar

Gjatë kontrolleve të ushtruara ka gjetur dhe sekuestruar aparate celulare me të cilat dyshohet që përdoreshin nga persona të caktuar për vendosjen e basteve sportive.

4 Mars 2023, 21:47 Nga k.m.
Policia në aksion/ Kontrolle blic në disa zona dhe lokale në
Foto ilustruese

DEVOLL- Një aksion i Policisë së Shtetit po zhvillohet në Devoll. Mbrëmjen e sotme, uniformat blu, po zhvillojnë kontrolle në pika të ndryshme të qytetit të Devollit. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara ka gjetur dhe sekuestruar aparate celulare me të cilat dyshohet që përdoreshin nga persona të caktuar për vendosjen e basteve sportive. Sipas të dhënave të deritanishme, flitet edhe për të shoqëruar në Policinë e Shtetit, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar.

devoll

Sondazh

Poll