Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit, 'Audi' përplaset me zetorin tek ura e Drinit

Mbrëmjen e sotme, një automjet veturë është përplasur me një traktor në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e rrugës së Arbrit.

4 Mars 2023, 20:12 Nga k.m.
Aksident në Rrugën e Arbrit, 'Audi' përplaset me
Pamje nga aksidenti

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Gjoricë të Bulqizës. Mbrëmjen e sotme, një automjet veturë është përplasur me një traktor në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e rrugës së Arbrit.

Nga aksidenti, i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit "Audi", Denis Miftari. Por fatmirësisht ka shpëtuar me dëmtime të lehta. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit tip zetor është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia e Shtetit, ende po e kërkon.

aksident ne diber

Sondazh

Poll