Aktualitet

Vodhi disa vegla pune, arrestohet i riu në Korçë, 2 procedohen penalisht

Mësohet se në pranga ka rënë një 23-vjeçar, ndërkohë që janë proceduar penalisht dhe 2 persona të tjerë.

4 Mars 2023, 14:19 Nga I.A
Vodhi disa vegla pune, arrestohet i riu në Korçë, 2 procedohen
Policia

KORÇËNjë person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për vjedhje. Mësohet se në pranga ka rënë një 23-vjeçar, ndërkohë që janë proceduar penalisht dhe 2 persona të tjerë. Të dy persona janë proceduar penalisht për dhunë dhe kanosje me fjalë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. - Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në banesën e një shtetaseje, në lagjen nr. 17. - Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Y., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 49-vjeçar. - Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetas (ish-dhëndrri i tij), dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll