Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht në aksidentin e trenave në Greqi, familjarët i japin lamtumirën e fundit studentes shqiptare Evgjeni Micka

Prindërit sot i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së tyre, 23-vjeçe e cila studionte në Greqi për administrim biznesi dhe ndodhej në vagonin e tretë të trenit 'Intercity', përplasja e të cilit shkaktoi vdekjen fatale të saj. 

4 Mars 2023, 12:51 Nga a.l
Humbi jetën tragjikisht në aksidentin e trenave në Greqi,
Evgjeni Micka

GREQI- Mes lotësh dhe dhimbjesh, familjarët e studentes shqiptare Evgjeni Micka e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Greqi, kanë përcjellë për në banesën e fundit vajzën e tyre të ndjerë. Prindërit sot i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së tyre, 23-vjeçe e cila studionte në Greqi për administrim biznesi dhe ndodhej në vagonin e tretë të trenit 'Intercity', përplasja e të cilit shkaktoi vdekjen fatale të saj. 

Ajo ishte duke u kthyer me të dashurin nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. I fejuari i saj ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur.  

23-vjeçarja shqiptare ishte pa ndjenja dhe zjarrfikësit thanë se do e nxirrnin jashtë, por ai nuk pa më asgjë.  Familja e saj e kërkoi për dy ditë, pasi ajo nuk ishte as në listën e të plagosurve dhe as në listën e të vdekurve. Trupi i saj u identifikua më pas përmes ADN./Dosja.a

evegjeni micka

Sondazh

Poll