Aktualitet

Grabitën 2 herë një lokal, arrestohen të miturit në Tropojë, njëri kapet duke drejtuar makinën pa leje drejtimi

Kjo pasi ata kanë grabitur një lokal dy herë, duke i thyer derën dhe marrë para dhe steka me cigare.

4 Mars 2023, 11:35 Nga I.A
Grabitën 2 herë një lokal, arrestohen të miturit në
Policia Tropoje

TROPOJË- Dy të mitur janë arrestuar në Tropojë për vjedhje. Kjo pasi ata kanë grabitur një lokal dy herë, duke i thyer derën dhe marrë para dhe steka me cigare. Po ashtu një prej adoleshentëve u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.   

Njoftimi i Plotë: 

Tropojë Vodhën me thyerje 2 herë, në të njëjtin lokal, vihen në pranga dy 17-vjeçarë. Njëri nga të miturit u kap teksa drejtonte një automjet, pa leje drejtimi. Si rezultat i punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan dy shtetas 17-vjeçarë, të dy banues në Tropojë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së shkuar dhe më datë 22.02.2023, kanë vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe steka me cigare, në një lokal në qytetin e Bajram Currit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

grabitje ne tropoje

Sondazh

Poll