Aktualitet

"Kisha motivet e mia", si u mbrojt Dan Hutra në gjykatë: I bëj thirrje drejtësisë të mos dënojë më persona të pafajshëm

Hutra ka thënë se pranon akuzat por ka shtuar se është sistemi i drejtësisë fajtor

4 Mars 2023, 11:28 Nga f.g
"Kisha motivet e mia", si u mbrojt Dan Hutra në gjykatë: I
Dan Hutra

TIRANE- Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka thënë në gjykatë se për secilën nga ngjarjet ka patur motivet e tij. Në dëshminë e tij, Hutra ka thënë se pranon akuzat por ka shtuar se është sistemi i drejtësisë fajtor që e ka dënuar kur ai ka qenë i pafajshëm duke sjellë në përfundimin me masakra të tilla.

Më tej, në lidhje me vrasjen e Etleva Kurtit, ai tha se: Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmonte në burg. Çfarë tha prokurori, i pranoj, i kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet, kisha motivet e mia... I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë persona të pafajshëm për të mos u përsëritur maskra të tilla.

3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll