Aktualitet

Çfarë ndodhi/ 1 person shkon i plagosur në spitalin e Elbasanit, shpallet në kërkim autori

Pas hetimit të policisë, u bë me dije se autori i plagosjes është një 22-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.

4 Mars 2023, 09:08 Nga I.A
Çfarë ndodhi/ 1 person shkon i plagosur në spitalin e
Spitali i Elbasanit

ELBASAN- Një plagosje me mjet të ftohtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Mësohet se një 25-vjeçar ka shkuar në spitalin e Elbasanit me plagë të shkaktuar nga një kaçavidë. Pas hetimit të policisë, u bë me dije se autori i plagosjes është një 22-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Sherri mes tyre ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobta. 

Njoftimi i Policisë:

Goditi një 25-vjeçar, me mjet shpues (kaçavidë) dhe e plagosi atë lehtë, për shkak të një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në Berat, për të cilin dyshohej se ishte i dëmtuar me mjet shpues, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet shpues (kaçavidë), 25-vjeçarin. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. S., ndërsa shtetasi A. M., pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll