Aktualitet

ME FOTO- Gjyqi për vulën e PD-së, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane s'lëvizin nga salla, të ulur në fund presin vendimin...

Në sallë nuk janë vetëm palët e prekura, por nga karriget e tyre nuk lëvizin asnjë centimetër as përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

3 Mars 2023, 18:23 Nga k.m.
ME FOTO- Gjyqi për vulën e PD-së, përfaqësuesit e
Përfaqësuesit e PD

TIRANË- Togat e zeza janë tërhequr për të marrë një vendim lidhur me vulën e Partisë Demokratike, por në sallë po pritet gjithçka me ankth. Në sallë nuk janë vetëm palët e prekura, por nga karriget e tyre nuk lëvizin asnjë centimetër as përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

ME FOTO- Gjyqi për vulën e PD-së, përfaqësuesit e
Përfaqësuesit e PD

Edhe në kohën e pushimit, ata gjithashtu dolën jashtë sallës, ndërsa u kujdesën që të mos kapeshin në asnjë moment duke komunikuar me asnjë palë, edhe pse ishin në të njëjtin oborr. Mesa duket ata nuk dalin nga salla e Gjykatës së Apelit deri sa të jetë një vendim për vulën e PD-së.

pd ne gjyq

Sondazh

Poll