Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari Milto Baka

Baka ka lënë pas një karriere të konsoliduar në median e shkruar dhe atë radiotelevizive.

3 Mars 2023, 18:19 Nga A.B
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari Milto Baka
Milto Baka

TIRANË-Gazetari Milto Baka, një ndër emrat e rëndësishëm të Radio Televizionit Shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare. Baka ishte prej vitesh, në postin drejtues të Departamentit të Informacionit në RTSH.

Ai ka lënë pas një karriere të konsoliduar në median e shkruar dhe atë radiotelevizive.

Bashkë me emra të tjerë të shquar si Alfons Gurashi, Shyqyri Skënderi, Tefta Radi, Amalia Dhamo e shumë të tjerë, Milto Baka ishte ndër gazetarët e parë që themeluan gazetarinë televizive shqiptare.

milto baka

Sondazh

Poll