Po kontrollonte terrenin për kanabis, rrëzohet në rrugë Polici në Korçë, dërgohet në spital
Policet KORÇË- Një punonjës Policie në Korçë gjatë kontrollit të territorit kundër kultivimit të...
Mirela Ruçi tha se djali i saj kishte rezervuar një biletë në vagonin e 5-të në ulësen 22.
GREQI- Nëna e shqiptarit Denis Ruçi, i cili vijon të jetë i zhdukur në Greqi, ka bërë apel në media për gjetjen e tij. Mirela Ruçi tha se djali i saj kishte rezervuar një biletë në vagonin e 5-të në ulësen 22. Ajo tha se për herë të fundit kishte folur me të në orën 22:50. Me një zë që i dridhej ajo tha:
"Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi. Nuk më tha se ku është ulur dhe nëse ka shkuar në mensë. Më pas ai ka folur me një shoqe në messenger në orën 23:08. Fëmija im është 22 vjeç. Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen"
Ajo tha se djali i saj nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të vdekurve, ndërsa nuk e di nëse ka qenë në vendin e tij në momentin e përplasjes ose nëse ishte ngritur për të shkuar në vagonin e 2-të që ishte mensa, raportojnë mediat greke.
Madje, ajo u bëri thirrje të rinjve që ishin në tren dhe mbijetuan, që t'i jepnin të paktën një informacion nëse e kishin parë fëmijën e saj. Ajo tha se ka dhënë ADN-në në spital dhe po pret të njoftohet për identifikimin.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 57 të vdekur dhe 85 të plagosur./Dosja.al
Policet KORÇË- Një punonjës Policie në Korçë gjatë kontrollit të territorit kundër kultivimit të...
Gjyqi për vulën e PD, ndërpritet seanca për 20 minuta...
Kamioni SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen numër 4 në Sarandë. Një drejtues mjeti, konkreti...
Foto ilustruese TIRANË- Mbipesha është armiku kryesor i shëndetit të njeriut dhe është një nga shkaqet më t&eu...
Policia TIRANË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për dhunë në familje. Mësohet se dy pers...
Pamje pas protestës TIRANË- Pas përfundimit të protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme ka nisur edhe p...
Foto Ilustruese KORÇË- Një zjarr ka përfshirë dy magazina me bazë ushqimore për bagëtitë ditën e s...
Svetlana Timofeeva TIRANË- Seanca e radhës për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva filloi ditën e sotme në Gjykatë...
Zjarrefikes SARANDË- Një zjarr i madh ka pushtuar ditën e sotme një magazinë industriale në Metoq të Sarandës....
Policia FIER-Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi mashtronin përmes celularit, një shtetas për një leje punësimi n&eu...