Aktualitet

FOTO/ Shpërndahen protestuesit demokratë, manekinët 'Rama' dhe 'McGonigal' hidhen në kosh

Shërbimi pastrues i Bashkisë ka mbledhur edhe mbetjet e ngelura nga dy manekinët me fotot e Ramës dhe ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal të cilët ishin veshur me rrobat e burgut nga protestuesit e opozitës.

3 Mars 2023, 14:45 Nga a.l
FOTO/ Shpërndahen protestuesit demokratë, manekinët
Pamje pas protestës

TIRANË-  Pas përfundimit të protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme ka nisur edhe pastrimi i Bulevardit para Kryeministrisë. Shërbimi pastrues i Bashkisë ka mbledhur edhe mbetjet e ngelura nga dy manekinët me fotot e Ramës dhe ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal të cilët ishin veshur me rrobat e burgut nga protestuesit e opozitës. 

Opozita ka protestuar për rreth dy orë para Kryeministrisë. Mijëra qytetarë, nga rrethet dhe Tirana dolën me pankarta në duar përballë Kryeministrisë dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama. Nga podiumi, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shprehën se kryeministri Edi Rama kërkon të marrë vulën e Partisë Demokratike. Berisha i bëri thirrje administratës dhe u kërkoi punonjësve që tu bashkohen në këtë revoltë. Vitin 2023, kreu i PD-së e konsideroi vitin e mrekullisë së demokratëve.

protesta e opozites 3 mars 2023

Sondazh

Poll