Aktualitet

Gjyqi i vulës, Kaso: Alibeaj nuk u konfirmua asnjëherë në detyrë

Ai u komandua nga Gazment Bardhi në kohën kur ishte kryetar, por ky i fundit nuk ka efekt ligjor pasi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, për të cilin gjyqtari Agron Zhukri dha ligjshmëri.

3 Mars 2023, 11:28 Nga f.g
Gjyqi i vulës, Kaso: Alibeaj nuk u konfirmua asnjëherë në
Pamje nga gjyqi

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në sallën e gjyqit për vulën, Ivi Kaso, tha se gjykata nuk duhet ta pranojë ankimimin e bërë nga grupi ALibeaj, pasi vetë Alibeaj nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD. Sipas tij, ai u komandua nga Gazment Bardhi në kohën kur ishte kryetar, por ky i fundit nuk ka efekt ligjor pasi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, për të cilin gjyqtari Agron Zhukri dha ligjshmëri.

Ivi Kaso: Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatike për ta zgjedhur atë kryetar. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga sekretari i përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit./Dosja.al

gjyqi i vules ivi kaso pd ne gjyq

Sondazh

Poll