Aktualitet

Shqiptarja që humbi jetën në Greqi ishte bashkë me të fejuarin në tren, apeli i të riut: Merrni dhe të dashurën time

Ka folur avokati i familjes së Evgjeni Mickës, i cili ka theksuar se ajo studionte për administrim biznesi dhe po kthehej me të fejuarin e saj.

3 Mars 2023, 11:37 Nga I.A
Shqiptarja që humbi jetën në Greqi ishte bashkë me të
Evgjeni Micka

GREQI- Detaje kanë dalë nga vdekja e 23-vjeçares shqiptare në përplasjen e trenave. Ka folur avokati i familjes së Evgjeni Mickës, i cili ka theksuar se ajo studionte për administrim biznesi dhe po kthehej me të fejuarin e saj.

E reja ishte ulur në karrocën e tretë në sediljen 67 pranë dritares. Sipas avokatit të familjes Micka, i fejuari i Evgjenisë fillimisht e zhvendosi atë në një pjesë tjetër të karrocës së bashku me një fëmijë tjetër. Sipas të njëjtit përshkrim, vajza kishte gjak në kokë dhe i fejuari i saj ka pretenduar se Evgjenia fillimisht kishte puls.

Ajo që kujton edhe i fejuari i 23-vjeçares është se kur e kanë marrë shpëtimtarët ka arritur tu thotë merrni edhe të dashurën time.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

evgjeni micka tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll