Aktualitet

DEBATET NË SALLË/ Çfarë po kërkojnë palët? Kaso: Të mos pranohet padia. Sefa: Rithemelimi nuk ka legjitimitet për këtë çështje

Sefa kërkoi që Gjykata të mos marrë parasysh kërkesat e bëra nga Kaso, pasi sipas tij, Komisioni i Rithemelimit nuk ka ligjshmëri për të bërë përfaqësim në gjykatë. 

3 Mars 2023, 11:28 Nga f.g
DEBATET NË SALLË/ Çfarë po kërkojnë palët?
Pamje nga seanca

TIRANE- Debate që në nisje të seancës për vulën në Partinë Demokratike. Burime i thanë Dosja, se Ivi Kaso, përfaqësues i Partisë Demokratike ka kërkuar mbështetjen edhe nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandija. Ndërsa Indrit Sefa, përfaqësues i grupit Alibeaj kërkoi që Gjykata të mos marrë parasysh kërkesat e bëra nga Kaso, pasi sipas tij, Komisioni i Rithemelimit nuk ka ligjshmëri për të bërë përfaqësim në gjykatë. 

Debatet në sallë: 

Ivi Kaso: Gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit. Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në këtë faze proceduriale. Gjykata duhet ti shqyrtojë të gjitha elementët në tërësinë e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritet juridike dhe duhet të ketë prokurë të Posaçme. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit.

Ivi Kaso: Nuk duhet të ishte pranuar ankimi i deputetit Enkelejd Alibej duke qenë se personi që ka paraqitur ankimin nuk ishte palë në proces. Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatike për ta zgjedhur atë kryetare. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga sekretari i përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit./Dosja.al

oerd bylykbashi ivi kaso ledina mandija gjyqi per vulen pd ne gjyq

Sondazh

Poll