Aktualitet

VIDEO LIVE nga salla e gjyqit për "vulën"/ Me të qeshura dhe dyshim, nis përballja e PD-Alibeaj

Nga momenti në moment pritet shpallja e vendimit se kujt do ti përkasë vula ligjore në PD. Në pamje, shihen përfaqësuesit e PD me buzën në gaz.

3 Mars 2023, 11:16 Nga f.g
VIDEO LIVE nga salla e gjyqit për "vulën"/ Me të
Oerd Bylykbashi

TIRANE- Dosja sjell pamjet e para nga seanca gjyqësore vendimtare që është duke u zhvilluar brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Nga momenti në moment pritet shpallja e vendimit se kujt do ti përkasë vula ligjore në PD. Në pamje, shihen përfaqësuesit e PD me buzën në gaz. Çfarë do të ndodhë?

Trupa gjykuese përbëhet nga Elona Mihali kryesuese dhe Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, anëtarë.

Në gjykatën e Apelit pritet të jepet vendimi sot për përkatësinë e vulës në Partinë Demokratike. Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. Mundësitë janë 3; e para që Apeli të lejë në fuqi, vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel./Dosja.al

gjyqi i vules pd ne gjyq

Sondazh

Poll