Aktualitet

Pesë pako me heroinë e kokainë në kroskot, arrestohet shqiptari në Greqi

Shqiptari u ndalua në Volos dhe gjatë kontrollit, efektivët i gjetën drogën.

3 Mars 2023, 10:00 Nga F.M
Pesë pako me heroinë e kokainë në kroskot, arrestohet
Policia greke

GREQI- Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për trafik droge. Mediat greke shkruajnë se 40-vjeçarit shqiptar i janë gjetur dy kilogramë drogë në kroskotin e makinës. Shqiptari u ndalua në Volos dhe gjatë kontrollit, efektivët i gjetën drogën.

Në total ishin katër pako me dy kilogramë heroine dhe një pako e pestë me 51 gram kokainë. Sipas mediave greke, shqiptari e kishte marrë lëndën narkotike nga Athina, me qëllim transportimin e tyre në Volos dhe Selanik, ku dhe do të shiteshin.

policia greke shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll