Aktualitet

E akuzoi për vrasjen e Ravik Gurrës, Balla padit në GJKKO Berishën: Shpifi ndaj meje në Kuvend, të mësohet të vijë këtu

Balla tha se ka paditur Berishën për një shpifje që ai ka bërë ndaj tij në Kuvend, por nuk e detajoi më gjatë. 

3 Mars 2023, 09:43 Nga f.g
E akuzoi për vrasjen e Ravik Gurrës, Balla padit në GJKKO
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK). Balla tha nga oborri i SPAK se kryedemokrati Sali Berisha duhet të nisë të mësohet të shkojë  në këto ambiente. Balla tha se ka paditur Berishën për një shpifje që ai ka bërë ndaj tij në Kuvend, por nuk e detajoi më gjatë. 

"Ju jeni në dijeni që unë gjithnjë për çdo shpifje dhe sulm të pabazuar kam vendosur një standart i jam drejtuar gjykatës. Ju e dini që Berisha e ka frikë këtë godinë. është i lodhur për tu përballur. Hodhi akuza dje për familjen e kryeministrit. Ai duhet të mësohet që ligji funksionon dhe shpifja duhet ndëshkuar. Unë kam histori suksesi me këtë. Edhe me Bashën e fitova gjyqin për shpifje. Do e fitoj dhe me Berishën. Thirrja ime për GJKKO është që Sali Berisha duhet të mësohet të vijë këtu. Por duhet të vijë edhe për çështjet që e kanë thirrur shqiptarët. Ka disa çështje, 21 janari, Gërdeci, privatizimi i klubit. Padia ime lidhet me një akuzë të paqenë nga Berisha në Kuvend.” – deklaroi ai për çështjen për të cilën u paraqit pranë organit të akuzës.

Por pse e paditi Balla Berishën? Edhe pse kreu i grupit të PS nuk e deklaroi, disa herë nga parlamenti Berisha e ka akuzuar Ballën se është i përfshirë në çështjen e vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Berisha tha se Balla duhet të lëshojë imunitetin dhe të përballet në prokurori me akuzat. Deklarata e Berishës u bë pasi Ardian çapja tha në gjykatë se një politikan i cili përshkruhej si"Taulant" ndodhej në dosjet e avokatit Ravik Gurra, përpara se të vritej./Dosja.al

taulant balla sali berisha balla ne spak

Sondazh

Poll