Mashtruesja “profesioniste” u mori dy qytetarëve 100 milion lekë: Do iu kthej 150 milionë
Xhevahire Veliaj Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve nga Gramshi 100 milion lekë borxh me gënjeshtrën se do u...
Pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë.

TIRANË- Pamjet e regjistruara nga një kamera sigurie pranë shtëpisë së familjes Hysa në Paskuqan ku tregojnë momentin e vrasjes së dyfishtë të Mevlute Hysës dhe Hasime Dafkut janë publikuar. Aty, Dan Hutra i mori jetën një ditë më parë dy grave, Mevlute Hysës 30 vjeçe dhe Hasime Dafkut 30 vjeçe, motra dhe kunata e ish-partneres së tij, Elena Hysa. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj mbetën po ashtu të plagosura.
E gjithë ngjarja siç mund të shihet edhe në videon e publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan nga gazetari Spartak Koka, ndodh në 5 minuta e 30 sekonda.
Pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë.
Pas 2 minutave, Dan Hutra hap zjarr. Breshëria e plumbave dëgjohet në të gjithë lagjen, ndërsa kalimtarët, mes të cilëve edhe fëmijë, largohen me shpejtësi.
(Shënim: Kamera e sigurisë tregon një orë mbrapa nga koha reale)
Dinamika e ngjarjes, minutë pas minute
Ora 12:34:05 – Dan Hutra parkon makinën në rrugën pranë oborrit të banesës të familjes Hysa.
Ora 12:34:13 – Pranë makinës së Dan Hutrës afrohet një automjet tjetër, i cili ndalon për disa sekonda. Më pas kthehet mbrapsht dhe largohet.
Ora 12:35:16 – Dan Hutra del për herë të parë nga makina.
Ora 12:35:27 – Pranë makinës së Dan Hutrës kalojnë disa fëmijë të vegjël.
Ora 12:36:52 – Dan Hutra futet tek shtëpia e familjes Hysa.
Ora 12:37:09 – Hyn brenda në oborrin e banesës së familjes Hysa.
Ora 12:39:03 – Dëgjohet e shtëna e parë.
Ora 12:39:17 – Dëgjohet e shtëna dytë.
Pas një pauze të shkurtër dëgjohen 4 breshëri.
Ora 12:39:43 – Del nga shtëpia e familjes Hysa.
Ora 12:59:54 – Dëgjohen për herë të parë fenelinat e policisë.
Mesditën e së mërkurës, Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja e 3 grave dhe plagosja e 3 të tjerave, në 3 vende të ndryshme, brenda një kohe fare të shkurtër. Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj.
Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.
Xhevahire Veliaj Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve nga Gramshi 100 milion lekë borxh me gënjeshtrën se do u...
Foto ilustruese ELBASAN- Një sherr me kaçavida ka ndodhur mes disa të rinjve, mbrëmjen e sotme në Elbasan. Nga të dhën...
Dritat nga shperthimet BALLSH- Disa shpërthime kanë ndodhur pranë ish-uzinës së Ballshit mbrëmjen e sotme. Mësohet se sh...
Protesta KUÇOVË- Banorët e Kuçovës kanë protestuar ditën e sotme për shkak të punimeve në burimi...
Kapiteneria e Vlorës VLORË- Një mjet lundrimi që ndodhej në vështirësi ka lëshuar sinjalin e alarmit. Mjeti “...
Foto ilustruese Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri u ul me 6% gjatë vitit të kaluar si pasojë e rënies së ko...
Foto ilustruese TIRANË- 14 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së...
Dan Hutra TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me vendimin për e fundit të Gjykatës së Shkallës së Par&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer denoncimeve. Sot, në një dalje për mediat k...
Aktivisti TIRANË- Protesta e sotme e thirrur për vrasjen e 3 grave nga Dan Hutra mesditën e djeshme, ka sjellë përplasje mes t&eum...