Aktualitet

Sherr me kaçavida mes të rinjve në Elbasan, shkak dyshohet një vajzë. Njëri përfundon në spital

Nga të dhënat paraprake bëhen me dije se gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

2 Mars 2023, 21:30 Nga k.m.
Sherr me kaçavida mes të rinjve në Elbasan, shkak dyshohet
Foto ilustruese

ELBASAN- Një sherr me kaçavida ka ndodhur mes disa të rinjve, mbrëmjen e sotme në Elbasan. Nga të dhënat paraprake bëhen me dije se gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Deri më tani raportohet se shkak ka qenë një vajzë, por deri më tani nuk dihen detaje pasi nuk ka asnjë edhe një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit. Megjithatë është mësuar se autori është shoqëruar për në Komisariat, për të dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen.

elbasan plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll