Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete, 14 të infektuar në 24 orët e fundit

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

2 Mars 2023, 19:45 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete, 14 të
Foto ilustruese

TIRANË- 14 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 396 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, rastet e reja janë shënuar 8 në Tiranë 4 në Korçë, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 nga 396 testime të kryera. Sipas të dhënave, gjatë këtij harku kohor nuk janë regjistruar viktima. Rastet e reja janë shënuar  8 në Tiranë 4 në Korçë, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë. Janë 162 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,772 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Mars 2023)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 396

Testime totale 2,040,956
Raste pozitive 333,532
Raste të shëruara 329,772
Raste Aktive 162
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 135
Korçë. 6
Fier 5
Shkodër. 5
Durrës. 5
Vlorë 3
Berat. 1
Lezhë. 1
Kukës. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll