Aktualitet

“Vrasja e një gruaje e barabartë me 2 burra”, Kanuni sjell përplasje në protestë, Lakatari: Mos e përmend sepse ai e ka fajin

Po ashtu ai përmendi kanunin, duke thënë se sipas tij kur vritet 1 grua ajo konsiderohet si 2 persona.  

2 Mars 2023, 18:56 Nga I.A
“Vrasja e një gruaje e barabartë me 2 burra”, Kanuni sjell
Aktivisti

TIRANË- Protesta e sotme e thirrur për vrasjen e 3 grave nga Dan Hutra mesditën e djeshme, ka sjellë përplasje mes të pranishmëve. Kjo pasi një aktivist, ka deklaruar se është e turpshme që gratë nuk i janë bashkuar protestës. Po ashtu ai përmendi kanunin, duke thënë se sipas tij kur vritet 1 grua ajo konsiderohet si 2 persona.  

“Gratë dhe nënat janë ajka e një populli. Po ta marrim me traditë, në Kanun, kur vritet një grua ajo llogaritet me 2 vetë. Ai vrasësi kur vrau gruan e parë duhet të ishte dënuar me 50 vjet në burg”, tha aktivisti.

Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Zhaklin Lakatari, e cila iu drejtua aktivistit se nuk duhet të përmendin kanunin si dhe traditën, pasi sipas saj këto janë shkaktaret kryesore për dhunën ndaj grave.

masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll