'Jeta e një personi vlen më shumë se Big Brother'/ Masakra e Paskuqanit, aktivistët në protestë: O gra, hajde dalim me thika në brez
Në protestë kanë qenë të pranishme me dhjetëra gra, por edhe burra, të cilët kanë kërkuar më shumë vëmendja nga instutucionet për mbrojtjen e jetës.
TIRANË- Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë. Me thirrjet ‘Siguri për vajzat dhe gratë’ një grup protestuesish ngritën një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra lihej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë.

Disa nga deklaratat:
‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- u shpreh një nga protestueset.
'Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq'-tha një prej aktivisteve.
'Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez.'-shtoi protestuesi tjetër.
“Jetën ta ka falur zoti dhe drejtësia duhet të ngushëllojë familjarët e viktimave. Gjykata është baras me kriminelin. Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha. Ma ka vrarë motrën për së dyti. Jetën e ka falur vetëm zoti. Ka pasur një kod, kur hasmit i zije pritë kurrë nuk e vrisje nëse ishte i shoqëruar me një grua. Sepse ajo është nënë. Sot bashkëpunëtor i krimit edhe drejtësia. Jeta e një njeriu vlen më shumë se jeta e Big Brother. Fokusohen te Big Brother dhe nuk fokusohen te jeta e njeriut. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjshëm për atë që ndodh në Shqipëri”, tha një protestues, motra e të cilit u vra nga burri.
Kjo protestë vjen pas masakrës që ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa, ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al
Sondazh
ME FOTO- Prokurorja Shqiponja Milla konfirmohet në detyrë nga Vettingu, përlotet pas 'fjalës së fundit'
Shqiponja Milla Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 2 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të...
VRASJET makabër/ Fqinji i Etleva Kurtit: Nënë e bijë nuk ruheshin, sipas Kanunit nuk merret gjaku te femrat
Dan Hutra TIRANË- Dan Hutra ekzekutoi me armë zjarri dje edhe Etleva Kurtin, 31-vjeçaren, e cila është motra Vladimir Kurtit, q&...
"E kishin frikë"/ Dëshmia tronditëse e fqinjëve të Dan Hutrës: Vëllai ia fali përdhunimin e gruas
Familjaret e autorit TIRANË- Fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet kanë dhë...
Kanosi me armë artizanale një 24-vjeçar, Policia arreston autorin në Elbasan
Policia ELBASAN- Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar, pasi dyshohet si autor i kanosjes së një personi tjetër...
I helmuan qentë për të cilët kujdesej, 61-vjeçarja nga Tirana kërkon ndihmën e Policisë
Foto ilustruese Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar ...
Dhunë, plagosje dhe kanabis! Policia arreston 12 persona në Tiranë, mes tyre shoferin që aksidentoi për vdekje këmbësoren
Policia TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. I arrestuar &...
Edhe hajdut pulash! Dosja për të cilën Dan Hutra qëndroi vetëm 2 ditë në burg
Dan Hutra TIRANË- Një çështje penale e hapur nga prokuroria e Durrësit, e cila vijon të jetë ende në proces gjyki...
Deklarime të pasakta të pasurisë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Kastriot Gramshi
Kastriot Gramshi TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Ka...
Nesër opozita në protestë, Policia e Shtetit jep njoftimin, këto RRUGË do bllokohen
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur marrjen e masave për protestën e nesërme të opozitës, e cila nis në o...
U dëbua nga Italia, por u kthye me mbiemrin e gruas. Si u 'pikas' shqiptari në Itali
Foto ilustruese ITALI- I dëbuar dhe kthyer në Itali me mbiemrin e bashkëshortes, Ervin Grebeshi, është 36-vjeçari shqiptar ...
