Aktualitet

"E kishin frikë"/ Dëshmia tronditëse e fqinjëve të Dan Hutrës: Vëllai ia fali përdhunimin e gruas

Sipas fqinjëve, vëllai e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan, Hasime Dafku.

2 Mars 2023, 16:46 Nga A.B
"E kishin frikë"/ Dëshmia tronditëse e fqinjëve
Familjaret e autorit

TIRANË- Fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat. Dy të moshuar treguan krisjen që vrasësi pati me fmiljarët e tij të cilët e mohuan si djalë. Sipas fqinjëve, vëllai e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan, Hasime Dafku.

Fqinjët theksojnë se familjarët kishin frikë nga Hutra dhe u larguan jashtë vendit ëpr strehim politik në momentin që ai doli nga burgu.

“E mohuan siç vraun e dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e qujtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri. As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasëm kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan. Pas vrsjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikënga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, thanë fqinjët.

Në lidhje me vdekjen e të atit të Dan Hutrës, fqinjët thanë se nuk e njohin, pasi ai është vrarë kur familje jetonte në Kukës dhe nuk kishte ardhur ende në Tiranë.

“Nuk e njohim fare atë. Atë e kanë vrarë shpejt, në Kukës. Ata thonë që e vrau e shoqja sipas të dhënave. Kështu thonë këta kuksianët”, tha fqinji.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

masakra e paskuqanit dan hutra

Sondazh

Poll