Aktualitet

Dhunë, plagosje dhe kanabis! Policia arreston 12 persona në Tiranë, mes tyre shoferin që aksidentoi për vdekje këmbësoren

I ndaluar është edhe një 57-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, nipin e tij.

2 Mars 2023, 16:33 Nga A.B
Dhunë, plagosje dhe kanabis! Policia arreston 12 persona në
Policia

TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. I arrestuar është edhe një 25 vjeçar, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje një 40 vjeçare. 

I ndaluar është edhe një 57-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, nipin e tij. Po ashtu, u arrestua edhe një 48 vjeçar pasi është kapur duke vjedhur disa pajisje që janë pjesë e rrjetit elektrik, në rrugën "George W. Bush".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen më pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materile.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

- P. Xh., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, nipin e tij;

- D. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa pajisje që janë pjesë e rrjetit elektrik, në rrugën "George ë. Bush";

- S. F., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën një shufër metalike si ato të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- F. Th., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga;

- Y. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga;

- S. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

- B. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- R. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

- E. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen E. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
---
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë helmuar qentë për të cilët ajo kujdeset. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll