Aktualitet

U dëbua nga Italia, por u kthye me mbiemrin e gruas. Si u 'pikas' shqiptari në Itali

Shqiptari pasi u dëbua nga Gjykata e Ankonës u shoqërua deri në aeroportin e Fiumicinos, prillin e kaluar.

2 Mars 2023, 15:51 Nga k.m.
U dëbua nga Italia, por u kthye me mbiemrin e gruas. Si u 'pikas'
Foto ilustruese

ITALI- I dëbuar dhe kthyer në Itali me mbiemrin e bashkëshortes, Ervin Grebeshi, është 36-vjeçari shqiptar që u arrestua nga Policia italiane për t'u kthyer sërish në atdhe. Sipas mediave italiane, shqiptari pasi u dëbua nga Gjykata e Ankonës u shoqërua deri në aeroportin e Fiumicinos, prillin e kaluar.

Por pak kohë më parë ai ishte kthyer në Itali, duke përdorur mbiemrin e bashkëshortes, Bodlli. Kur i duhej një dokument, ai u paraqit në Komisariat duke dhënë emrin e rremë, por agjentët, falë bazës së të dhënave të tyre, kishin zbuluar identitetin e tij të vërtetë dhe e arrestuan. Pas konfirmimit të arrestit, Grebeshi u shoqëua në portin e Ankonës pasditen e së martës dhe u nis sërish për në Shqipëri.

itali ervin grebeshi

Sondazh

Poll