Aktualitet

Kërcënonte të moshuarën se do t'i shkatërronte dyqanin në këmbim të 800 eurove, arrestohet 45- vjeçari shqiptar

45-vjeçari ka shantazhuar dhe kërcënuar një 67-vjeçare që punonte në një dyqan shëndetësor, duke i kërkuar shumën prej 800 euro.

2 Mars 2023, 15:45 Nga a.l
Kërcënonte të moshuarën se do t'i shkatërronte
Policia greke

GREQI- Një 45- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Greqi pasi akuzohet se ka vjedhur një dyqan dukë kërcënuar shitësin. Mediat greke raportojnë 45-vjeçari ka shantazhuar dhe kërcënuar një 67-vjeçare që punonte në një dyqan shëndetësor, duke i kërkuar shumën prej 800 euro.

Zhvatjet fillimisht janë kryer përmes telefonit derisa dje të mërkurën autori ka shkuar në dyqanin ku punonte 67-vjeçarja dhe e ka kërcënuar se do t'i shkaktojë dëme materiale dyqanit nëse ajo nuk i jep paratë. Gruaja u tremb dhe i dha shumën prej 450 eurosh që kishte me vete në atë moment dhe më pas lajmëroi policinë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin 45-vjeçar, i cili sipas informacioneve është i njohur për autoritetet.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll