Aktualitet

Masakra e Paskuqanit/ Qytetari proteston i vetëm në Fier, pankarta: Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër dhe nënë?

I vetëm dhe me një pankartë në dorë, babai i një djali 20 vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në formë protestë për ketë krim makabër.

2 Mars 2023, 15:10 Nga A.B
Masakra e Paskuqanit/ Qytetari proteston i vetëm në Fier, pankarta: Ku
Qytetari

FIER- Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik, ka sjellë dhe reagimin dhe indinjatën e 46-vjeçarit, Edmond Hoxha ne Fier. I vetëm dhe me një pankartë në dorë, babai i një djali 20 vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në formë protestë për ketë krim makabër.

"Ku është burrëria kur ti vret një vajze, motër, nënë"- shkruhet ne pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë , por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Dan Hutra, një preson me precedentë të mëparshme penale ekzekutoi ditën e djeshme tre gra dhe plagosi tre të tjerë. Aktualisht ai ndodhet në burg, pasi akuzohet për vrasje me paramendim.

fier masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll