Aktualitet

Apeli i GJKKO i shtoi dhe një vit burg, arrestohet ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe

Fatos Tushe është dënuar përfundimisht me 5 vite burg dhe duke përfituar nga procesi me gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg në qeli.

2 Mars 2023, 14:47 Nga F.M
Apeli i GJKKO i shtoi dhe një vit burg, arrestohet ish-kryetari i
Fatos Tushe

LUSHNJE- Fatos Tushe, ish-kryetari i Bashkisë Lushnje është vënë sërish në pranga. Një ditë pas venditmit të Apelit të GJKKO-s për t'i shtuar dhe një vit tjetër burg dënimit të Tushes, oficerët janë paraqitur në shtëpinë e ish-kryebashkiakut dhe i kanë vënë pranga. 

'Sot më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. Shtetasi F. T. do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit. '- thuhet në njoftim.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtuar 1 vit burg në dënimin e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Fatos Tushe është dënuar përfundimisht me 5 vite burg dhe duke përfituar nga procesi me gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg në qeli.

Por si u arrestua Fatos Tushe? Më 6 korrik 2021, ai u prangos në një operacion të SPAK bashkë me disa nga vartësit e tij, pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Tenderi që i dogji zyrtarët e bashkisë Lushnje, ishte për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 24 milionë lekë. Tenderi u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që garoi me ofertën më të lartë, ndërsa punimet, fitimet dhe punën i bëri kompania e biznesmenit Ibrahim Lami. Në dosjen e SPAK, Lami përshkruhet si lidhje e ngushtë e Tushes dhe familjar i pronarit të EuroAlb shpk, Bujar Murati. Sipas SPAK, Lami dhe Murati i kanë ndarë paratë bashkë./Dosja.al

ridenohet fatos tushe

Sondazh

Poll