Aktualitet

Tërmeti i frikshëm, LSI kërkon shpalljen e emergjencës kombëtare

21 Shtator 2019, 16:30 Nga DOSJA
Tërmeti i frikshëm, LSI kërkon shpalljen e emergjencës

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar shpalljen e emergjencës kombëtare.

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj shkruan se nuk ka as shpallje emergjence kombëtare as ndihmë në terren duke iu kërkuar llogari zonjave ministre.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që qytetarët e Tiranës edhe Durrësit janë rrugëve në panik, e vetmja masë e marrë që lajmërohet nga qeveria është anullimi i një udhëtimi të Ramës.
As shpallja e emergjencës kombëtare, as ndihmë në terren për faniljet e dëmtuara, as informacion për qytetarët si të kujdesen për veten. Ku janë zonjat ministre që bënin humor në parlament, si do justifikohen para shqiptarëve, ku do gjenden fondet për të dëmshpërblyer familjet? Urojmë që të mos ketë më lëkundje e dëmet të jen të pakta, ndërsa lutemi për shëndetin e 30 qytetarëve të plagosur. Ps. Ndërkohë në Teatrin e “rrezikshëm” Kombëtar nuk është thyer asnjë xham!

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet earthquake albania kejdi mehmetaj lsi termet i forte ne shqiperi earthquake albania kejdi mehmetaj lsi termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll