Aktualitet

Operacioni “Baks”! Arrestohet 19-vjeçari në Velipojë, i riu kapet me armë dhe municione luftarake (EMRI)

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur  2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

2 Mars 2023, 13:44 Nga A.B
Operacioni “Baks”! Arrestohet 19-vjeçari në
Policia

LEZHË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Velipojë. Denis Shllaku është vënë në pranga pasi u kap me 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues Shkllakun. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Velipojë, Shkodër/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks”, sekuestrohen 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap në flagrancë nga Policia, duke qarkulluar me 2 armët e zjarrit, në automjet.  

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipoje, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur  2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.  Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”

denis shllaku

Sondazh

Poll