Aktualitet

VIDEO/ Mes shkurreve dhe plehrave, pamje nga ku u arrestua Dan Hutra, autori i masakrës së Paskuqanit

Dosja sjell pamjet nga vendi ku u fsheh për 7 orë Dan Hutra, autori i masakrës së Paskuqanit. Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. 

2 Mars 2023, 12:44 Nga f.g
VIDEO/ Mes shkurreve dhe plehrave, pamje nga ku u arrestua Dan Hutra, autori i
Foto ilustruese

SHARRE- Për 7 orë, Dan Hutra vendosi të rrinte në këtë zonë që po shihni në pamje. Mes plehrave, inerteve dhe shkurreve ai mundi të fshihej nga Policia pas horrorit që kreu në kryeqytet. Ai është autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave. Në momentin e arrestimit, Hutra ishte përgatitur për të kryer një vrasje të katërt, atë të Rrahman Selës, personit që ai e bënte si përgjegjës për vdekjen e babait të tij. 

Masakra ndodhi dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

masakra e paskuqanit dan hutra

Sondazh

Poll