2 Mars 2023, 10:20
Nga f.m;f.g
Dan Hutra
TIRANE- Dan Hutra, autori i masakrës në Paskuqan ka rrëfyer në Polici me detaje planin makabër që kishte vendosur të realizonte dje. 40-vjeçari ka deklaruar se Marjana Gurakuqin, gruan që plagosi në Astir donte ta vriste për shkak të një borxhi të supozuar nga ana e tij. Ai ka thënë se në Kamëz nuk donte të vriste gratë por ish-vjehrrin e tij. Më pas ka treguar se në shtëpinë e Vladimir Kurtit ka kërkuar për vëllain e tij. Duke mos e gjetur vrau Etlevën.
Pjesë nga dëshmia e dhënë në Polici:
Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë.
Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.
Masakra ndodhi dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi. /Dosja.al
dan hutra masakra ne paskuqan
Aktualitet
2 Mars 2023, 10:04
f.g
Dan Hutra, pas arrestimit
TIRANE- Bilanci i masakrës së Paskuqanit mund të ishte edhe më i rëndë. "Dosja" mësoi nga...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:58
f.g
Familja Hysa ne mort
TIRANE- Detaje të rënda janë zbuluar një ditë pas masakrës në Paskuqan, ku Dan Hutra, 40 vjeç...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:53
a.l
Policia Tirane
TIRANË- Policia ka zbardhur 24 vjedhje të ndodhura në rrethin e Kavajsës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të par...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:36
F.M
Dan Hutra
TIRANË- Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, kunata me njëra-tjetrën u vranë nga Dan Hutra një ditë më parë tek...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:50
F.M
Tonin Vocaj
TIRANË- Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se Dan Hutra, autori i masakrës së Paskuqanit ka bas...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:48
F.M
Vila
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike. Në...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:17
f.g
TIRANE- "Dosja" ka mundur të mësojë se gjendja e tyre shëndetësore pas horrorit që përjetuan është jashtë rr...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:17
f.g
Foto ilustruese
TIRANË- Një ditë pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës që vendosi të pezullonte vendimin p&eu...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:08
F.M
Anija me nafte ruse
DURRËS- Aleksei Smaznov, kapiteni i anijes që u bllokua me 22 mijë e 500 ton naftë rusenë Portin e Durrës...
Aktualitet
2 Mars 2023, 08:45
f.g
Pamjet e ndalimit te Gjoleke Pazajt
FIER- Gjolekë Pazaj, 67 vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim ...