Aktualitet

SKEMA E HORRORIT/ Planin e thuri në burg, mori makinën me qira dhe shkoi ti vriste, Dan Hysa u ndal nga fqinjët para se të qëllonte sërish mbi familjen Hysa...

Në këtë moment, fishekët e kallashnikovit i kanë mbaruar. Ai ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë thikën ku ka vrarë Elena Hysën dhe të ëmën e saj, Kujtimen.

2 Mars 2023, 10:04 Nga f.g
SKEMA E HORRORIT/ Planin e thuri në burg, mori makinën me qira dhe
Dan Hutra, pas arrestimit

TIRANE- Bilanci i masakrës së Paskuqanit mund të ishte edhe më i rëndë. "Dosja" mësoi nga burime pranë grupit hetimor se dinamika që autori i krimit, Dan Hutra ka zgjedhur mund të kishte patur një fund edhe më të rëndë, nëse fqinjët e familjes nuk do të kishin ndërhyrë. Fillimisht, 40-vjeçari me armën në makinë është nisur drejt banesës së familjes në zonën e Kodër-Kamzës. Makina ishte marrë me qira, pasi plani i tij ishte thurur që në burg. Ai ka parë Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun duke larë makinën dhe i ka vrarë. Në këtë moment, fishekët e kallashnikovit i kanë mbaruar. Ai ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë thikën ku ka vrarë Elena Hysën dhe të ëmën e saj, Kujtimen.

Më pas ka dalë jashtë, ka shkuar në makinë për të mbushur armën me fishekë dhe ka dashur të hyjë që ti qëllojë prapë. Por në këtë moment, fqinjët e familjes Hysa e kanë ndaluar duke e pyetur "çfarë po bën". Ai hyrë në makinën, ka mbushur armën me fishekë dhe është larguar për në banesën e Eltleva Kurtit. Dan Hutra u largua vetëm pasi pa që fqinjët ndërhynë, në të kundërt plani i tij ishte rifutja në banesë për të vrarë Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen. Në momentin e krimit, në banesë ishin edhe fëmijët e mitur të shtëpisë, konkretisht bebi 4 muajsh i Mevlute Hysën, bebi 3 javësh i Elenës ndërsa Hasime Dafku ishte 2 muajshe shtatzënë. 

Familja Hysa hap dyert e mortit

Në rrugicën ku jeton familja Hysa ka pllakosur zia. 2 vëllezërit e Elena Hysën kanë mbërritur sot në banesë për të marrë pjesë në varrim pasi jetojnë në Gjermani. Ndërkohë që varrimi i Hasime Dafkut do të bëhet n Kukës, pasi familja e saj jeton atje. 

Çfarë deklaroi autori në Polici? Burime nga grupi hetimor, i thanë Dosja.al se në dëshminë paraprake Dan Hutra ka deklaruar se vrasjet i ka planifikuar që kur ishte në burg. Që prej momentit kur Elena dhe familja i bënë kallëzim për dhunë dhe kërcënim, ai u arrestua, por nuk e la me aq. Dan Hutra pretendonte se familja i kishte hyrë në hak, prandaj deklaronte se "dua kokë njeriu". /Dosja.al

masakra e paskuqanit elena hysa dan hutra mevlute hysa hasime dafku

Sondazh

Poll