2 Mars 2023, 09:53
Nga a.l
Policia Tirane
TIRANË- Policia ka zbardhur 24 vjedhje të ndodhura në rrethin e Kavajsës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023. Në kuadër të operacionit të koduar 'TRINOMI' janë vënë në pranga 3 persona dy prej të cilëve të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
NJOFTIMI I POLICISË-
Gjatë operacionit të dytë të koduar “TRINOMI”, të zhvilluar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një hetimi disamujor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023.
Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
- E. T., 21 vjeç dhe E. Q., 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe E. M., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit E. T. dhe E. Q. bashkëpunonin me shtetasin E. M., për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përftitime prej tyre.
operacioni trinomi
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:36
F.M
Dan Hutra
TIRANË- Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, kunata me njëra-tjetrën u vranë nga Dan Hutra një ditë më parë tek...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:50
F.M
Tonin Vocaj
TIRANË- Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se Dan Hutra, autori i masakrës së Paskuqanit ka bas...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:48
F.M
Vila
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike. Në...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:17
f.g
TIRANE- "Dosja" ka mundur të mësojë se gjendja e tyre shëndetësore pas horrorit që përjetuan është jashtë rr...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:17
f.g
Foto ilustruese
TIRANË- Një ditë pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës që vendosi të pezullonte vendimin p&eu...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:08
F.M
Anija me nafte ruse
DURRËS- Aleksei Smaznov, kapiteni i anijes që u bllokua me 22 mijë e 500 ton naftë rusenë Portin e Durrës...
Aktualitet
2 Mars 2023, 08:45
f.g
Pamjet e ndalimit te Gjoleke Pazajt
FIER- Gjolekë Pazaj, 67 vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim ...
Aktualitet
2 Mars 2023, 08:30
a.l
Dosja.al
TIRANË- Sot, lajmi kryesor në shumicën e mediave është masakra e Paskuqanit, ku 40 vjeçari Dan Hutra vrau 3 g...
Aktualitet
2 Mars 2023, 08:33
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Autoshkollave ka bërë një reagim pasi Autoriteti i Konkurrencës urdhëron nda...
Aktualitet
2 Mars 2023, 08:29
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Dan Hutra, personi që bëri një masakër në Tiranë një dit&eum...