Aktualitet

DETAJE nga masakra e Paskuqanit, dy gratë u vranë teksa lanin makinën në oborrin e shtëpisë, Dan Hutra u përplas dhe me fqinjët e familjes Hysa

Hutra ka nisur të qëllojë sërish duke lënë të plagosura dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

2 Mars 2023, 09:36 Nga F.M
DETAJE nga masakra e Paskuqanit, dy gratë u vranë teksa lanin
Dan Hutra

TIRANË- Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, kunata me njëra-tjetrën u vranë nga Dan Hutra një ditë më parë teksa lanin maknën e tyre në oborrin e shtëpisë. Një ditë pas masakrës së Paskuqanit, mësohet se Hutra ka nisur të qëllojë që në momentin që është afruar pranë derës së familjes Hysa.

Të shtënat me armë kanë bërë që në oborrin e shtëpisë të dilnin edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Kështu, Hutra ka nisur të qëllojë sërish duke lënë të plagosura dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

 

mevlute hysa dan hutra hasime dafku masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll