Aktualitet

FOTOT/ Sot familja Hysa hap dyert e mortit, si është gjendja e të plagosurave nga Dan Hutra

Hasimeja, 25 vjeçe ishte në pritje të ëmbël pasi prej 2 muajsh kishte mësuar se ishte shtatzënë. 

2 Mars 2023, 09:17 Nga f.g

FOTOT/ Sot familja Hysa hap dyert e mortit, si është gjendja e të

TIRANE- "Dosja" ka mundur të mësojë se gjendja e tyre shëndetësore pas horrorit që përjetuan është jashtë rrezikut. “Elena Hysa dhe nëna e saj janë në gjendje të mirë”, bëhet me dije nga spitali për Dosja. 

Ndërkohë që në shtëpinë Hysa, ka pllakosur zia. Familja sot do të përcjellë për në banesën e fundit, Mevlute Hysën 30 vjeçe, motra e Elena Hysës, bashkëshortes së Dan Hutrës. Mevlutja ishte bërë nënë disa kohë më parë. Bashkë me të, sot viktimë ngeli edhe Hasime Dafku, gruaja e vëllait të Elenës. Hasimeja, 25 vjeçe ishte në pritje të ëmbël pasi prej 2 muajsh kishte mësuar se ishte shtatzënë. 

Plumbat e breshërisë së kallashnikovit të Dan Hutrës e ndërprenë në mes rrugëtimin e jetës së tyre. Masakra ndodhi dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime dhe Mevlute, ndërsa Elena me të ëmën u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al

mevlute hysa masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll