Aktualitet

10 ditë e bllokuar në port! Policia prangos kapitenin rus që solli mbi 22 mijë e 500 tonë naftë të kontrabanduar, nën hetim ekuipazhi me 22 persona

Kapiteni akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".

2 Mars 2023, 09:08 Nga F.M
10 ditë e bllokuar në port! Policia prangos kapitenin rus që
Anija me nafte ruse

DURRËS- Aleksei Smaznov, kapiteni i anijes që u bllokua me 22 mijë e 500 ton naftë rusenë Portin e Durrësi, është vënë sot në pranga. Policia njoftoi se Smaznov, me pasaportë ruse akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë". 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes janë vënë nën hetim.

Njoftimi i policisw Durrës: Vijojnë veprimet operacionale dhe hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar “Embargo”. Vihet në pranga kapiteni i anijes (shtetas rus) që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar. Sekuestrohen sasia e naftës së kontrabanduar dhe anija që e transportonte atë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, strukturat qendrore të Policisë Kriminale dhe Policia Kufitare e portit të Durrësit, kanë vijuar hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të tentativës për të futur në vendin tonë, 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, si dhe me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë. Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale "Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë". Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas. Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast.

Anija u bllokua rreth 6 milje larg portit të Durrësit. Brenda anijes "Grace Felix" me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Dyshimet ishin se nafta ishte ngarkuar në Azerbajxhan me naftë ruse dhe se përmes ndokumentave false do të futej në Shqipërisë.

aleksei smaznov policia e durresit

Sondazh

Poll