Aktualitet

Arrestohet Gjolekë Pazaj në Fier, pjesë e grupit të kultivuesve të kanabisit në Spanjë, pritet ekstradimi

Policia sqaron se ai bashkë me disa të tjerë ka përshtatur disa ambiente të mbyllura në laboratore me llampa për të mbjellë drogë.

2 Mars 2023, 08:45 Nga f.g
Arrestohet Gjolekë Pazaj në Fier, pjesë e grupit të
Pamjet e ndalimit te Gjoleke Pazajt

FIER- Gjolekë Pazaj, 67 vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin pasi akuzohet se është pjesë e grupit të Xhovalin Aliajt, (i arrestuar në Fier më 18 shkurt 2023). Ky grup akuzohet se është përfshirë në kultivimin e drogës në Spanjë. Gjolekë Pazaj është arrestuar dhe tashmë do të ekstradohet. Policia sqaron se ai bashkë me disa të tjerë ka përshtatur disa ambiente të mbyllura në laboratore me llampa për të mbjellë drogë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Fier/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Member", në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë, kapet nga Policia e Fierit, me qëllim ekstradimin, 67-vjeçari.

10 ditë më parë, Policia vuri në pranga një 22-vjeçar, pjesëtar i po këtij grupi kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Member”.

Në kuadër të kësaj faze, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

-Gj. P., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", “Organizata kriminale", “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njejtin grup kriminal.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

#angazhimpërkushtimsakrificë????️????
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve./Dosja.al

 

gjoleke pazaj operacioni member

Sondazh

Poll