Aktualitet

Rritja e çmimit të patentës/ Shoqata Kombëtare e Autoshkollave: Duhet luftuar konkurrenca e pandershme. S'duam të rëndojmë xhepat e qytetarëve

Në reagim shtohet se ky treg ka nevojë urgjente që programet e përgatitjes së kandidatëve për drejtues mjeti, ç'ka përkthehet në një vlerësim të kostove referuese për të garantuar ligjërisht objektivat e rëndësishëm.

2 Mars 2023, 08:33 Nga F.M
Rritja e çmimit të patentës/ Shoqata Kombëtare e
Foto Ilustruese

TIRANË- Shoqata Kombëtare e Autoshkollave ka bërë një reagim pasi Autoriteti i Konkurrencës urdhëron ndalimin e rritjes së çmimit të autoshkollave dhe pezullimin e marrëveshjes që e çonte tarifën në 850 mijë lekë. Në reagimin zyrtar, Shoqata shkruan se qëllimi nuk është rëndimi i xhepave të qytetarëve, por luftimi i konkurrencës së pandershme. Sipas Shoqatës, vendimi për pezullimin e Akt-Marrëveshjes historike mes DPT, Autoshkollave dhe DPSHTRR, nga ana e Autoritetit të Konkurencës as nuk e mbyll e as nuk e shmang problemin që synon të zgjidhë ky bashkëpunim, për të luftuar konkurrencën e pandershme dhe evazionin e lartë në fushën e Autoshkollimit. Në reagim shtohet se ky treg ka nevojë urgjente që programet e përgatitjes së kandidatëve për drejtues mjeti, ç'ka përkthehet në një vlerësim të kostove referuese për të garantuar ligjërisht objektivat e rëndësishëm.

DEKLARATË PËR MEDIAT

Ditët e fundit opinioni publik, mediat dhe kushdo tjetër  kanë reaguar ashpër kundër vendimit për rritjen e cmimit të pajisjes  së qytetarëve me leje drejtimi(patentë). Duam tju sigurojmë se në asnjë rrethanë qëllimi ynë si Shoqatë Kombëtare e Autoshkollave nuk ka qenë nuk është e nuk do të jetë që të rëndojme mbi xhepat e shqiptarëve por kërkojmë formalizimin e këtij biznesi. Në këto kushte vlen të theksohet se: Vendimi për pezullimin e Akt-Marrëveshjes historike mes DPT, Autoshkollave dhe DPSHTRR, nga ana e Autoritetit të Konkurencës as nuk e mbyll e as nuk e shmang problemin që synon të zgjidhë ky bashkëpunim, për të luftuar konkurrencën e pandershme dhe evazionin e lartë në fushën e Autoshkollimit.

Qartësojmë se ky treg ka nevoje urgjente qe programet e pergatitjes se kandidateve per drejtues mjeti  cka përkthehet në nje vleresim te kostove referuese për të garantuar ligjërisht disa objektiva të rëndësishëm: Realizimi i plotë e cilësor i Programit të detyrueshëm zyrtar të përgatitjes së kandidatëve për drejtues mjeti. Pagesa e taksave dhe tatimeve në mënyrë të barabartë duke u bazuar në kostot referuese të domosdoshme për realizimin e Programit. Formalizimi i tregut përmes fiskalizimit dhe transaksioneve bankare. Transparenca e mbikëqyrjes dhe kontrolleve teknike dhe fiskale.
Rikthimi i dinjitetit, profesionalizmit dhe rimëkëmbje e sektorit të Autoshkollave. Në këto kushte për të shmangur informalitetin duhet të jetë e përcaktuar që cmimet e kostos dhe pagesat të kryhen permes mandatit bankar të deklaruar. Kjo shmang konfuzionin që krijon mungesa e tarifave minimale për programet mësimore, pra FORMALIZIM TË TREGUT .

Përpasoje vendosja e  vlerave financiare  dhe kostove referuese te programeve mesimore kerkon në mënyrë të drejtpërdrejtë  rritjen e rolit te shtetit dhe enteve perkatese si rregullatore dhe arbiter ne tregun e ketij biznesi, duke bërë të mundur permirësimin e shërbimit dhe rritjen e cilësisë së drejtuesve të mjeteve. Programi përgatitjes së kandidiatëve për drjetues mjeti ka kosto financiare dhe nuk mund te vazhdoje te mbetet ne dore te abuzuesve,mashtruesve dhe seksereve të cilët vijojnë të shantazhojnë këtë biznes përmes gjobave informale . FORMALIZIM FORMALIZIM FORMALIZIM  duhet të jetë kryefjala e këtij tregu. Prandaj  ne si Shoqatë Kombëtare e Autoshkollave  bëjmë me dije të gjithë anëtarësise, se jemi të palëkundur për vendosjen e ketij sektori në kushte të barabarta ligjore!

Në emër të Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave  shpreh besimin se do  tëgjejme mbeshtetjen e institucioneve dhe enteve perkatese publike per arritjen e ketyre objektivave dhe realizimin e qellimit final qe drejtuest e mjeteve ne Shqiperi te kene edukim bashkëkohor, sipas standarteve të BE, ku ne duam te shkojme. Siguria rrugore ne rruget tona  duhet të rritet dhe kjo siguri nis nga ABC: pajisja me leje drejtimi të drejtuesve të rinj të automjeteve, tëcilët përgatiten me programet mësimore më të mira të mundshme.

Faleminderit.

Tonin Gjinaj

Sekretar i Përgjithshëm

SHOQATA KOMBËTARE E AUTOSHKOLLAVE

Dje, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të ndalojë zbatimin e akt-marrëveshjes që parashikonte rritjen e çmimit të patentave për drejtimin e automjeteve.

Me një njoftim zyrtar, Autoriteti njoftoi se Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi dhe kërkoi pezullimin e kësaj marrëveshjeje. Në draft akt-marrëveshjen e ndaluar nga Autoriteti i Konkurrencës, grupet e interesit, duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatën e Autoshkollave “Siguria në Rrugë” Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor deklaronin se binin dakord që tarifat e reja për kursin e marrjes së lejes së drejtimit të varionin, sipas kategorive të lejeve të drejtimit, nga 30,000 lekë deri në 125,000 lekë

shoqaya kombetare e autoshkollave dyfishimi i cmimit te patentes

Sondazh

Poll