Aktualitet

SKEDA e Hutrës- Përdhunim, pengmarrje, vrasje, tentativa arratisjeje, sherret në burg dhe vjedhje

Krimi i parë i 40 vjeçarit, të paktën i regjistruar, shënohet 20 vite më parë në vitin 2003, kur monstra ishte vetëm 20 vjeç dhe e nis me ngjarje tronditëse. Ai është dënuar pas përdhunoi kunatën dhe mori peng kunatën tjetër.

1 Mars 2023, 21:13 Nga A.B
SKEDA e Hutrës- Përdhunim, pengmarrje, vrasje, tentativa arratisjeje,
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, i cili tronditi Shqipërinë ditën e sotme qëlloi për vdekje 3 gra dhe vetëm fati i shpëtoi tre të tjera, të qëlluara me thikë nga dora e një krimineli. Jeta e tij, përbëhet nga 20 vite ngjarje kriminale, njëra më e rëndë se tjetra.

Krimi i parë i 40 vjeçarit, të paktën i regjistruar, shënohet 20 vite më parë në vitin 2003, kur monstra ishte vetëm 20 vjeç dhe e nis me ngjarje tronditëse. Ai është dënuar pas përdhunoi kunatën dhe mori peng kunatën tjetër. Ai është arrestuar më 20 maj 2003 nga Komisariati i Policisë Devoll për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, ndërkohë që është dënuar 2 vite burgim në 2003.

Në vitin 2007, ai ekzekutoi gruan e tij të parë Dafina Havalja, të cilën e theri me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi. Pas këtij makabër me qetësi ishte munduar ta ‘kampuflonte’ si vetëvrasje duke i vënë thikën në dorë viktimës së tij, teksa vetëm disa minuta më vonë telefon vjehrrën dhe i thotë ‘të rrosh vetë se vajzën ta vrava’.

Gjykata e dënoi 24 vite, do të vuante 16 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim e mbylli një Burgun e Sigurisë së Lartë.

Në vitin 2013, ai mori pjesë në tentativën e bujshme të përgatitur nga Admir Tafilli, një personazh i njohur i botës së krimit. Hutra ndihmoi në arratisjen por mbeti në burg, ndërkohë që Admir Tafili dhe të tjerë ikën nga qelitë.

Një tjetër tentativë për arratisje nga burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës me protagonist kryesor Dan Hutrën u shmang gati dy muaj pasi nga ky burg arritën të largoheshin 7 të burgosur mes tyre dhe Admir Tafili. 4 fletë sharre hekuri u futën në sektorin e paraburgimit, pikërisht në qelitë e 3 të burgosurve të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e bujshme. Gjatë hetimeve prokuroria e Korçës zbuloi atëherë se fillimit sharrat janë marrë nga i dënuari Dan Hutra, ish-shok qelie me Admir Tafilin. Mjette prerëse ishin futur me ndihmën e gardianëve të burgut.

Mister mbetet fakti sesi Hutra është lënë i lirë pasi u dënua me 16 vite për një vrasje me paramendim dhe kishte marrë pjesë në dy tentativa të bujshme për arratisje.

Sapo është liruar nga burgu, në dhjetor 2021 Dan Hutra është arrestuar për vjedhje banesash në Durrës, ndërkohë që sërish është arrestuar më 1 shkurt 2022 për tentative vjedhjeje banese. Në qershor të vitit të kaluar ai është arrestuar nga policia pas kallëzimit të bashkëjetueses për ushtrim dhune në familje, ndërkohë që është liruar 16 shkurt të këtij viti. 

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll