Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Tiranë-Durrës, 28-vjeçari përplas për vdekje kalimtaren

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

1 Mars 2023, 21:13 Nga A.B
Aksident në aksin rrugor Tiranë-Durrës, 28-vjeçari
Policia

TIRANË- Aksident me vdekje në kryeqytet. Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, personi me inicialet E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 40-vjeçare. Kjo e fundit, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.03.2023, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll