Aktualitet

IGJEO: Aktivitet sizmik në jug të vendit, shkak tërmeti në Turqi

Sizmiologët thonë se këto tërmete në Shqipëri, vijnë si rezultat i thyerjes tektonike në Turqi, e cila ka sjellë pasoja në të gjithë rajonin.

1 Mars 2023, 21:00 Nga k.m.
IGJEO: Aktivitet sizmik në jug të vendit, shkak tërmeti në
Foto ilustruese

Tërmeti i regjistruar mbrëmjen e së martës në Elbasan, me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter,për sizmologët tregon se Shqipëria po regjistron prej javësh aktivitet të ngjeshur szimik, veçanërisht në jug të vendit.

Këto  tërmete klasifikohen tërmete, mikro-dhe të mesme. Ky tërmet është në vazhdën e një aktiviteti të spikatur tashmë, ka disa ditë që ne kemi dhe regjistrojmë aktivitet sizmik, kryeisht në jug të Shqipërisë”, tha sizmiologu Edmond Dushi.

Sizmiologët thonë se këto tërmete në Shqipëri, vijnë si rezultat i thyerjes tektonike në Turqi, e cila ka sjellë pasoja në të gjithë rajonin.

Ky është një tregues i qartë që i gjithë rajoni ku bëjmë pjesë ne është aktivizuar rishtazi për shkak të transferimit të sforcimeve që u çliruan në trajtën e valës sizmike apo edhe zhvendosjeve në zonën e tërmetit që ndodhi në Turqi dhe tashmë këto kanëmodifikuar të gjithë gjeodinamikën e rajonit tonë dhe prandaj vazhdojmë të regjistrojmë mikroaktivitet sizmik”, shtoi Dushi.

Mikrotërmete të tilla nuk përbëjnë shqetësim për ekspertët, pasi sipas tyre në këtë mënyrë po çlirohet energji, duke shmangur aktivitetin sizmik me magnituda të mëdha./TvKlan

termet ne turqi termet ne shqiperi

Sondazh

Poll