Aktualitet

Situata me COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 384 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë, ndërsa rastet e reja janë shënuar: 11 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Kamëz, Vlorë, Sarandë.

1 Mars 2023, 20:48 Nga k.m.
Situata me COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë
Foto ilustruese

TIRANË- 17 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 384 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë, ndërsa rastet e reja janë shënuar: 11 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Kamëz, Vlorë, Sarandë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 384 testime, ka 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 384 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Vlorë, Sarandë.

Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,763 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 384

Testime totale 2,040,560
Raste pozitive 333,518
Raste të shëruara 329,763
Raste Aktive 157
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129
Fier 7
Shkodër. 6
Vlorë 4
Durrës. 4
Berat. 2
Lezhë. 2
Korçë. 2
Kukës. 1

ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll